Ka nisur vazhdimi i 59-të i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Kryeparlamentari Dimal Basha ka bërë të ditur se punimet e seancës do të vazhdojnë aty ku kanë mbetur të martën, me tërheqjen e shortit për kandidatit për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb.
I pari që u tërhoq në short ishte Branislav Nikoliq. Kandidatura e tij nuk mori asnjë votë për, kundër votuan 55 dhe 25 abstenime.
Procesi po vazhdon me tërheqjen e kandidatit tjetër me short.