spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:44
HomeKosovaKuvendiVazhdon votimi për nënkryetar, Zlatan Elek eliminohet nga gara

Vazhdon votimi për nënkryetar, Zlatan Elek eliminohet nga gara

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Po vazhdon përpjekja e 59-të e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari Dimal Basha ka bërë të ditur se punimet e seancës do të vazhdojnë aty ku kanë mbetur të martën, me tërheqjen e shortit për kandidatit për nënkryetar të Kuvendit nga komuniteti serb.

- Advertisement -

I pari që u tërhoq në short ishte Branislav Nikoliq. Kandidatura e tij nuk mori asnjë votë për, kundër votuan 55 dhe 25 abstenime.

As kandidati i dytë i tërhequr në short, në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive, për nënkryetar nga komuniteti serb, Zlatan Elek nuk i ka marrë votat e deputetëve për këtë pozitë. As për kandidaturën e tij nuk pati votë pro, kundër votuan 54 deputetë dhe 19 tjerë abstenuan.

- Advertisement -

Deputeti nga Lista Serbe, Zlatan Elek është tërhequr për herë të dytë në short si kandidat për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga komuniteti serb. Por, edhe në votimin e dytë rezultati ishte i njëjtë. Asnjë votë për, 54 deputetë votuan kundër dhe 19 abstenuan. Të pranishëm në sallë ishin 98 deputetë, por ata të LDK-së nuk po marrin pjesë fare në votim.

I radhës që u tërhoq në short ishte Stefan Kovaçeviq. Por as për të nuk pati vota. Asnjë votë nuk ishte për. 53 deputetë ishin kundër dhe 19 abstenime.

Deputeti Zlatan Elek është eliminuar nga gara, pasi edhe pas tërheqjes së tretë në short dhe hedhjes në votim nuk i ka marrë votat e deputetëve për nënkryetar nga komuniteti serb. Edhe në tentimin e tretë Elek nuk ka marrë asnjë votë, derisa 55 kanë qenë kundër e 19 abstenime.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat