spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
01:31
HomeRajoniMaqedonia e VeriutVdekja e 25-vjeçares në Tetovë, prokuroria thotë se s’ka vepër penale

Vdekja e 25-vjeçares në Tetovë, prokuroria thotë se s’ka vepër penale

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Prokuroria Themelore Publike në Tetovë ka njoftuar se hetimet për rastin e 25-vjeçares nga Kosova, e cila u gjet e vdekur në Tetovë, janë intensifikuar, por të dhënat fillestare nuk tregojnë për ndonjë vepër penale.

Sipas njoftimit, prokurori kujdestar ka kryer ekspertizë në vendin ku u gjet trupi i pajetë, si dhe në banesën me qira ku e ndjera kishte qëndruar. “Po ndërmerren të gjitha veprimet për të hetuar shkaqet e vdekjes me kontrolle dhe ekspertiza të detajuara në vendngjarje, ndonëse të dhënat fillestare dhe gjurmët në terren nuk tregojnë se bëhet fjalë për vdekje si pasojë e një vepre penale,” thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Megjithatë, Prokuroria ka urdhëruar obduksionin dhe ka paralajmëruar marrjen në pyetje të disa personave për të ndihmuar në zbardhjen e plotë të rastit. Organet hetimore po punojnë intensivisht për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së 25-vjeçares.

Një 25-vjeçare nga Kosova gjendet e vdekur në Tetovë

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat