spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
20:41
HomeSiguriaPoliciaVdekja e 44-vjeçarit në vendin e punës në Skenderaj - Policia zbardh...

Vdekja e 44-vjeçarit në vendin e punës në Skenderaj – Policia zbardh rrethanat

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së martës në qytetin e Skenderajt, ku një punëtor 44-vjeçar ka humbur jetën në vendin e punës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, rreth orës 16:00, është raportuar se një person ishte gjetur i shtrirë pa shenja jete në rrugën “17 Shkurti” në Skenderaj.

- Advertisement -

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor emergjent, i cili ka konstatuar vdekjen e punëtorit.

Hetues të Njësisë Rajonale, njësia e krim-teknikës dhe inspektorët e punës kanë kryer ekzaminimet e para dhe procedurat ligjore të nevojshme në vendngjarje.

- Advertisement -

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Hetimet janë duke vazhduar për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti tragjik.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat