spot_img
E shtunë, 27 Dhjetor, 2025
13:19
HomeSiguriaPoliciaVdekje e dyshimtë në Mitrovicë të Jugut

Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë të Jugut

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një vdekje e dyshimtë është raportuar të premten në rrugën “Miran Hajra” në Mitrovicë të Jugut. Sipas njoftimit të Policisë, një qytetar është gjetur pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

- Advertisement -

Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për kryerjen e obduksionit, me qëllim të sqarimit të shkaqeve të vdekjes.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat