spot_img
E enjte, 12 Mars, 2026
00:09
HomeKosovaVdes ish-ministri i Financave, Ali Sadriu

Vdes ish-ministri i Financave, Ali Sadriu

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ka vdekur në moshën 75-vjeçare, Ali Sadriu, ish-ministër i Financave dhe ish-drejtor ekzekutiv i QKUK-së.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë konfirmuar familjarët e tij.

- Advertisement -

“Të nderuar miq dhe familjarë. Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë babai ynë i dashur, Ali Shaban Sadriu. Për detajet e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar në Facebook i biri i tij, Flamur Sadriu.

Kush ishte Ali Sadriu?

- Advertisement -

Ali Sadriu, sipas biografisë së publikuar në ueb-faqen e Kuvendit të Kosovës, ka qenë drejtor ekzekutiv i QKUK-së, deputet (1992-1998, 1998-2002, 2002-2004, 2004-2008,2011-2014), Ministër për Ekonomi dhe Financa (2002-2004), Bashkëdrejtues i Autoritetit Qendror Fiskal (2000-2002), Drejtor financiar në Fakultetin e Mjekësisë 1977-1980, Drejtor financiar në Bankos (1980-1990), Drejtor financiar “Fabrika e Veglave dhe Ujtive Elektrike” (1975-1977).

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat