Ka vdekur edhe Ardita Gashi, e dyshuara për vrasjen e dyfishtë mbrëmë në fshatin Majac të Podujevës.
“Sipas njoftimit nga Qendra Emergjente, po, edhe rasti 31-vjeçarja ka ndërruar jetë”, i tha për media zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.
31-vjeçarja, siç merr vesh Express, dyshohet se pasi vrau I.B (45 vjeç) – i cili vdiq në vendin e ngjarjes – e plagosi edhe gruan e axhës së saj, M.G (75-vjeçare), e cila gjithashtu vdiq në QKUK si pasojë e plagëve të marra.
Pasi qëlloi në drejtim të dy viktimave, Ardita Gashi dyshohet se e qëlloi edhe veten.
Prokuroria Themelore e Prishtinës tha se në vendin e ngjarjes janë sekuestruar një armë zjarri, disa gëzhoja si dhe “prova të tjera materiale relevante për rastin”.
Prokuroria tha se po zhvillon hetime intensive dhe se “motivi i këtij rasti ende nuk është i njohur”.
Prokuroria jep detaje për vrasjen e dyfishtë në Majac të Podujevës



