spot_img
E martë, 30 Shtator, 2025
13:31
HomeRajoniShqipëriaVeliaj: Deklaratë nga qelia e burgut – Pret drejtësi në Apelin e...

Veliaj: Deklaratë nga qelia e burgut – Pret drejtësi në Apelin e Posaçëm!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në një intervistë televizive dhënë me shkrim nga qelia e burgut, por të realizuar me figurë përmes AI, deklaroi se në gjykatën e Apelit të Posaçëm pret drejtësi.

”Pres drejtësi, t’i kthehem punës në Tiranë; të bëjmë shkollat në Astir, të sjellim drekën për fëmijët në të gjitha shkollat e Tiranës, të bëjmë gati qytetin për Giro d’Italia dhe Komunitetin Politik Europian, e më e rëndësishmja, të bashkohem me familjen time’’, tha Veliaj.

- Advertisement -

Ai u pyet edhe në lidhje me personin anonim Nesti Angoni, i cili e ka paditur në SPAK.

“Jam zgjuar çdo mëngjes këto vite që të bëj mirë; të bëj çdo ditë një shkollë, një kopsht, një çerdhe, një park, një rrugë, një shesh, një qendër sociale. S’mbaj mend të kem pushuar një fundjavë, i kam rënë në qafë familjes sime, si e si të ndihmoja mijëra njerëz, sa kam pasur mundësi’’, tha Veliaj.

- Advertisement -

Sa i takon prokurorit të çështjes, Veliaj ritheksoi se Ols Dado është në konflikt interesi pasi ka marrë leje ndërtimi nga ai.

”Olsi Dado është në konflikt interesi 24 orë në 24. Ka pasur komunikime. E pranoi edhe vetë në seancë, siç pranoi edhe “se ta tregoj unë ty, e di ku vete”, tha Veliaj për Frontline në Report tv.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat