spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
11:36
HomeRajoniShqipëriaKryebashkiaku i Tiranës voton në paraburgimin e Durrësit

Kryebashkiaku i Tiranës voton në paraburgimin e Durrësit

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka ushtruar sot të drejtën e votës në ambientet e paraburgimit të Durrësit.

Ai votoi në orarin e përcaktuar nga administrata e institucionit, në përputhje me rregullat dhe procedurat për votimin e personave që ndodhen në paraburgim.

- Advertisement -

Pak ditë më parë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste. I burgosur pa gjyq, Veliaj u kërkoi qytetarëve që kur të shkojnë për të votuar, të kujtojnë pak si ishte Tirana dhe si është sot.

Ai nënvizonte se vota në 11 maj nuk duhet të jetë një votë kundër Saliut apo partizave të dala nga barku i PD, por një votë për punën, për shpresën, për transformimin. “Vota juaj duhet të jetë një votë për të tashmen që na bën krenar dhe të ardhmen europiane që meritojmë.”

- Advertisement -

Ai e mbyllte statusin e tij me një ftesë për të votuar këtë të dielë Partinë Socialiste dhe Edi Ramën që Shqipëria të vijojë të ecë përpara.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat