spot_img
E hënë, 22 Dhjetor, 2025
16:39
HomeKosovaDrejtësiaVëllai i Liridona Ademajt pas pamjeve të natës kritike: U dëshmua që...

Vëllai i Liridona Ademajt pas pamjeve të natës kritike: U dëshmua që vrasja ishte e organizuar

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonardi, ka deklaruar se pamjet e paraqitura në seancën e fundit gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës dëshmojnë se vrasja e motrës së tij ka qenë e planifikuar dhe e organizuar nga të tre të akuzuarit, raporton Ekonomia Online.

Pas përfundimit të seancës, Leonard Ademaj, në një prononcim për media, theksoi se familja mbetet e shqetësuar për moslejimin e elaborimit të plotë të provave dhe paralajmëroi se do të kërkojnë sërish nga gjykata që provat të trajtohen në mënyrë më të detajuar, pasi sipas tij ato janë jetike për zbardhjen e rolit të secilit të akuzuar në këtë rast.

- Advertisement -

Ademaj tha se seanca nuk ka qenë e lehtë për familjen, pasi janë shfaqur pamjet e fundit të jetës së motrës së tij, duke theksuar se nga ajo që u pa në video rezulton se e gjithë ngjarja ka ndodhur brenda një kohe shumë të shkurtër.

Sipas tij, kjo dëshmon se nuk bëhet fjalë për një vrasje të rastësishme, por për një akt të planifikuar.

- Advertisement -

“Sot për ne nuk ishte një ditë e lehtë pasi që i pamë edhe videot e fundit të jetës së motrës sonë. Ajo se çfarë pamë në video sot ishte që tre të akuzuarit e kanë planifikuar vrasjen, pasi që e gjithë ngjarja ka ndodhur vetëm për 7 minuta. Pra nuk ishte një vrasje e pa planifikuar, por ishte e planifikuar mirë nga tre të akuzuarit. Ajo se çfarë pamë sot në këto pamje e qartësojnë mirë se Naimi së bashku me Kushtrimin janë organizatorët e vrasjes, ndërsa vrasësi i motrës sonë është Granit Plava”, tha ai.

Ademaj shtoi se një nga shqetësimet kryesore të familjes mbetet moslejimi i elaborimit të provave nga ana e tyre, duke vlerësuar se kjo është thelbësore për zbardhjen e plotë të rastit.

“Ajo se çfarë na brengosi sot ishte moslejimi i elaborimit të provave nga ana jonë. Pra ky elaborim i provave për ne është jetësor sepse e qartëson edhe më mirë rolin kyç të Kushtrim Kokallës, bashkëpunimin së bashku me Naimin dhe rrugëtimin e tyre. Pra ne do të kërkojmë përsëri nga gjykata që t’i elaborojmë provat sepse është e drejtë jetike, mendoj që me ato prova të cilat ne i kemi dhe që mendojmë që duhet të dalin, qartësohet edhe më mirë grupi i tyre i organizuar në mënyrë profesionale për vrasjen e motrës sonë”, tha ai.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat