spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:31
HomeEx-BRSSInvazioniVendi anëtar i NATO-s jep sinjale kundër vendimit të SHBA-së për lejimin...

Vendi anëtar i NATO-s jep sinjale kundër vendimit të SHBA-së për lejimin e Ukrainës të hedhin raketa balistike

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti i Turqisë ka sinjalizuar se nuk e mbështet vendimin e SHBA për të lejuar Ukrainën të lëshojë raketa balistike amerikane në Rusi.

Me Rusinë duke ngritur kërcënime të reja bërthamore, Rexhep Tajip Erdogan paralajmëroi gjithashtu kundër çdo lufte që përfshin armë bërthamore.

- Advertisement -

Këto komente ai i ka bërë në një konferencë shtypi në fund të samitit dy-ditor të G20 në Brazil.

I pyetur nga Sky News nëse ai e mbështeti lëvizjen e SHBA-së ose nëse mendonte se mund të rrezikonte një konfrontim të drejtpërdrejtë me Moskën, madje edhe një luftë bërthamore, presidenti tha se: “Nuk mund të themi kurrë se një luftë ku përdoren armë bërthamore mund të rezultojë në ndonjë gjë pozitive”.

- Advertisement -

Duke folur përmes një përkthyesi, Erdogan vazhdoi.

“Kohët e fundit raketat e përdorura nga Ukraina janë gjithashtu një tregues i pasojave të mundshme. Këto nuk janë zhvillime pozitive”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat