Një lëvizje e papritur ka ndodhur orët e fundit te Barcelona.
Presidenti i katalanasve, Joan Laporta, ka udhëzuar drejtorinë teknike që të nxjerrë në shitje kapitenin e skuadrës, portierin Mark Andre Ter Shtegen.
Katalanasja “RAC-1” bën të ditur se në klub mendojnë se portieri i Espanjolit, Hoan Garsia, do të pranojë ofertën që i ka bërë Barcelona për t’iu bashkuar kësaj të fundit, edhe pse ka oferta të tejra nga Njukasëll e Mançester Siti.
Kjo është arsyeja pse Laportës i duhet të largojë një portier, i cili do të ishte “problematik” për 24-vjeçarin.
Ter Shtegen kërkon të jetë titullar ndaj për t’i bërë vend Garcias, duhej larguar gjermani, i cili ka kontratë deri në vitin 2028, me një rrogë të lartë.
Më e thjeshtë është situata me Vojçeç Sheznin, i cili kërkon të jetë protagonist, por jo detyrimisht titullar në çdo ndeshje.
Ndaj është udhëzuar stafi i klubit që të gjejë një blerës për Ter Shtegen sa më parë.