spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:46
HomeKosovaKuvendiVendosen pankarta proteste në hyrje të Kuvendit kundër ngërçit politik

Vendosen pankarta proteste në hyrje të Kuvendit kundër ngërçit politik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një qytetar ka vendosur disa pankarta në hyrje të Kuvendit të Kosovës, në prag të mbajtjes së seancës së radhës për konstituimin e Kuvendit, duke e shndërruar këtë veprim në një formë proteste ndaj bllokimit politik që ka pamundësuar funksionalizimin e Kuvendit tash e disa muaj.

Në pankarta, ai ka shprehur mesazhe të drejtpërdrejta ndaj deputetëve dhe klasës politike.

- Advertisement -

“Mos na tregoni përralla me Simiça, me Rašića e me arusha. Zhbllokone Kuvendin nisjani punës!”.

Ndërsa një pankartë tjetër, e shkruar në gjuhën serbe, përmban mesazhin: “Branislave, želim ti brz i srećan oporavak” (Branislav, të uroj shërim të shpejtë dhe të lumtur).

- Advertisement -

Ky veprim simbolik vjen si reagim qytetar ndaj ngërçit politik që ka krijuar vonesa të gjata në konstituimin e Kuvendit të Kosovës, duke ngritur shqetësimin se mungesa e funksionalizimit po dëmton jetën institucionale dhe proceset demokratike në vend.

Pankartat u vendosen disa orë para përpjekjes së radhës për konstituim të kuvendit.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat