spot_img
E martë, 30 Dhjetor, 2025
03:14
HomeKulturëVepër nga më të pasurat e më njerëzoret në mendimin kritik

Vepër nga më të pasurat e më njerëzoret në mendimin kritik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

“Koka mbi katror” është dëshmia e rrallë e një romancieri që, në vend të konkurrencës, zgjedh mirënjohjen, duke na ofruar një nga veprat më të pasura dhe më njerëzore të mendimit kritik shqiptar.

Shkruan: Bujar HUDHRI

- Advertisement -

“E kam patur zakon që përgjatë viteve të jetës, ta ngrejë kokën herëpashere përmbi katrorin e letrave të mia dhe ta kthej vëmendjen nga kolegët…”

Me këtë akt bujarie letrare, Zija Çela na fton në “koncertin” e tij personal, ku mjeshtri i prozës bëhet dëshmitar i mjeshtrave të tjerë. Ky libër nuk është një vështrim i ftohtë kritik, por një ditar intim takimesh, një dialog i thellë dhe një homazh i sinqertë për figurat që kanë formësuar letërsinë shqipe.

- Advertisement -

Përmes “partiturave” të tij, Çela zbulon për herë të parë shënimet autentike nga bisedat me enigmatikun Petro Zheji; rrëfen takimin në “Kafe Piazza” ku i sugjeroi Ismail Kadaresë një tjetër mbyllje për “Pallatin e Ëndrrave”; dhe tregon historinë e pabesueshme të përballjes me zyrtarin e lartë komunist, të cilit i kërkoi dorëheqjen.

Me mprehtësi dhe pa mëri, autori u kushton faqe Dritëro Agollit, Mehmet Krajës, Rexhep Qosjes, Veton Surroit, Helena Kadaresë, At Zef Pllumit, Petro Markos, e deri tek Ernesto Sabato e Orhan Pamuk.

“Koka mbi katror” është dëshmia e rrallë e një romancieri që, në vend të konkurrencës, zgjedh mirënjohjen, duke na ofruar një nga veprat më të pasura dhe më njerëzore të mendimit kritik shqiptar.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat