spot_img
E martë, 23 Dhjetor, 2025
15:57
HomeKulturëVepra e Martin Camajt përmblidhet në një botim të veçantë

Vepra e Martin Camajt përmblidhet në një botim të veçantë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë u promovua vepra e plotë në një vëllim të vetëm e Martin Camajt.

Folklorist, gjuhëtar, poet e shkrimtar, Martin Camaj mbetet një figurë e pazëvendësueshme e modernizmit shqiptar. Promovimi i këtij botimi të ri u bë me pjesëmarrjen e akademikut Francesco Altimari, prof. dr. Anton Berisha, akad. Matteo Mandalà dhe botuesit Bujar Hudhri. Gjatë aktivitetit u zhvillua një dialog i vyer mbi trashëgiminë e Camajt, e cila prek fusha të ndryshme studimi, si: letërsi, gjuhësi, antropologji e folklor.

- Advertisement -

Në fjalën përshëndetëse Majlinda Toçi theksoi misionin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë në ruajtjen dhe rikthimin e autorëve që kanë formësuar kulturën tonë të shkruar, si dhe rëndësinë e studimit të thelluar të tyre prej emrave të afirmuar të shkencës dhe studimeve letrare.

Profesorët e nderuar, Altimari dhe Mandalà ndodhen në Tiranë me rastin e 100-vjetorit të “Urdhrit të Skënderbeut”, ku u dekoruan nga Presidenti Bajram Begaj me këtë nderim simbolik që përfaqëson flamurin, virtytin dhe dijen, raporton atsh.

- Advertisement -

Martin Camaj lindi 100 vjet më parë në Temal të Dukagjinit. Ai është një prej shkrimtarëve të censuruar gjatë regjimit totalitar. Vepra e tij letrare përfshin nëntë vëllime poetike, tri romane dhe një vëllim me novela. “Nji fyell ndër male” (Prishtinë 1953), “Kanga e vërrinit” (Prishtinë 1954), “Djella” (Romë 1958), “Legjenda” (Romë 1964), “Lirika mes dy moteve” (Munih 1967) dhe “Drandja” (Munih 1981), janë disa nga titujt e krijimeve të tij.

Ndërroi jetë më 12 mars të vitit 1992, në Mynih.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat