spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
01:30
HomeKosovaZgjedhjet 2025Verifikimi i votave në Mitrovicë të Jugut pritet të përfundojë sot

Verifikimi i votave në Mitrovicë të Jugut pritet të përfundojë sot

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se procesi i verifikimit të rezultateve në Mitrovicë të Jugut, pritet të përfundojë sot. Ky proces është duke vazhduar.

Në përditësimin e fundit të KQZ për të rezultateve për Mitrovicën, bëhet e ditur se është bërë verifikimi i 69 vendvotimeve në Qendrën Komunale të Numërimit.

- Advertisement -

Nga rezultatet e deritashme, dallimi mes kandidatëve është rreth 554 vota.

Faton Peci i Vetëvendosjes renditet i pari me 51,27%, apo 11,218 Vota, ndërsa Arian Tahiri i PDK’së ka 48,73%, apo 10,664 Vota.

- Advertisement -

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar të mërkurën se ka dorëzuar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me situatën në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut.

Nga kjo parti kanë kërkuar rivotim në këtë komunë.

Procesi u ndërpre mbrëmjen e së hënës pas raportimeve për keqpërdorime të mundshme, ndërkaq dje gjatë ditës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë urdhëroi Komisionin Komunal Zgjedhor që të rifillojë procesin e numërimit të fletëvotimeve në Qendrën Komunale në komunën e Mitrovicës së Jugut.

Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë ka konfirmuar për gazetën online Reporteri.net se dy policë do të jenë prezent në qendrën e numërimit, gjatë gjithë kohës së procesit.

Tahiri thotë se të gjitha matjet më nxirrnin fitues

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat