spot_img
E enjte, 9 Prill, 2026
21:55
HomeSiguriaPoliciaVetaksident tragjik në Prevallë: Humb jetën një shtetas amerikan me motoçikletë katërrotësh

Vetaksident tragjik në Prevallë: Humb jetën një shtetas amerikan me motoçikletë katërrotësh

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një shtetas amerikan ka humbur jetën në zonën malore të fshatit turistik Prevallë, pasi është vetëaksidentuar me motoçikletë katërrotësh.

Lajmin për media e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, i cili ka treguar se turisti me motoçikletë në një moment ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrokullisur jashtë rrugës.

- Advertisement -

Vetëaksidenti ka ndodhur të enjten e 9 prillit rreth orës 17:00.

“Sot, më datën 09.04.2026, rreth orës 17:00, Policia është informuar se në zonën malore të fshatit turistik Prevallë ka ndodhur një vetaksident. Sipas informatave fillestare, një turist, derisa ishte duke drejtuar një motoçikletë me katër rrota (ATV), në një moment ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe është rrokullisur jashtë rrugës”.

- Advertisement -

“Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, mashkull, shtetas amerikan, ka humbur jetën në vendin e ngjarjes. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor nga Emergjenca e Prizrenit. Njësitet policore dhe Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbledhjen e provave dhe dëshmive lidhur me rastin”, ka thënë ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat