spot_img
E mërkurë, 29 Tetor, 2025
17:02
HomeKosovaVeteranët protestojnë para Këshillit të Evropës

Veteranët protestojnë para Këshillit të Evropës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se më 16 nëntor, në ora 13:00, do të organizojë një protestë në Strasburg, para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, gjatë një konference për media të mbajtur të martën në Prishtinë.

- Advertisement -

“Protesta e radhës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së do të mbahet më 16 nëntor, në ora 13:00, para Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg,” – tha Gucati.

Sipas tij, arsyeja e zgjedhjes së këtij vendi është simbolike, pasi aty “ka filluar padrejtësia ndaj UÇK-së”, në momentin kur është votuar dhe miratuar raporti i Dick Martyt, i cili më vonë u bë bazë për themelimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

- Advertisement -

“Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së kanë vendosur që protestën e radhës ta organizojnë në Strasburg, sepse pikërisht aty ka filluar padrejtësia ndaj UÇK-së, kur u miratua raporti i Dick Martyt. Ne do të protestojmë për të kërkuar drejtësi dhe për t’ua kujtuar institucioneve evropiane se e vërteta për luftën çlirimtare të Kosovës nuk mund të shtrembërohet,” – deklaroi Gucati.

Protesta pritet të zhvillohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ndërsa OVL-UÇK ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive dhe paqësore të qytetarëve, si shenjë uniteti dhe respekti ndaj luftës çlirimtare të Kosovës.

Kryetari i Organizatave të dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati ka thënë se dëshmia e Gjenerali Wesley Clark në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë do të jetë një bombë për Gjykatën Speciale.

“Dëshmia e Clark do të jetë një bombë për ta, do të jetë një bombë shumë e madhe do të jetë një sukses i madh sepse në Amerikë është dashtë të marrë leje për të dëshmuar. I falënderojmë që e kanë leju dhe mezi s’po presim që me 19 nëntor ta shohim në Gjykatën Speciale dëshmitë e tij”, tha Gucati në konferencën për media.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat