spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
17:58
HomeKulturëShowBizVideo/Ekskluzive: Çfarë thanë Blake Lively dhe Ryan Reynolds para fjalimit shpërthyes që...

Video/Ekskluzive: Çfarë thanë Blake Lively dhe Ryan Reynolds para fjalimit shpërthyes që aludoi në Justin Baldoni

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një ekspert në leximin e buzëve ka zbuluar çfarë thanë Blake Lively dhe Ryan Reynolds gjatë bisedës së tyre intime në “Time100 Gala”, të enjten mbrëma, pak para se aktorja të mbante një fjalim ku aludoi për konfliktin e saj ligjor me ish-partnerin e filmit, Justin Baldoni, dhe zbuloi se nëna e saj ishte viktimë e një sulmi nga një njohës pune.

Ekspertja Nicola Hickling, themeluese e LipReader.co.uk, i tha DailyMail.com se Reynolds i tha bashkëshortes:
“Duhet të jem atje, kam nevojë të shkëlqej tani.”
Më pas, ai shtoi:
“Duhet ta kuptosh çfarë po të them tani.”

- Advertisement -

Blake u fotografua duke vendosur dorën mbi faqen e Ryan dhe duke i thënë:
“Puthmë edhe një herë.”

Çifti shkëmbeu një puthje të shkurtër, para se Lively të ngjitej në skenë për të mbajtur fjalimin e saj, moment i kapur edhe në një video të shpërndarë nga Page Six.

- Advertisement -

Gjatë fjalimit, Blake falënderoi “çdo burrë, përfshirë burrin tim të ëmbël [Ryan], që janë të mirë dhe të drejtë edhe kur askush nuk i sheh.”

Një ditë më vonë, gjatë një paraqitjeje për një panel bamirësie për Parkinsonin në New York, Ryan Reynolds foli për herë të parë për fjalimin e gruas së tij, duke deklaruar për People:
“Jam pafundësisht në admirim për gruan time në shumë aspekte.”

Megjithatë, sipas ekspertes së gjuhës së trupit, Judi James, ndërveprimet e çiftit në ngjarjen e “Time100” zbuluan tensione të nënkuptuara dhe lojëra delikate pushteti. Ajo vuri re se Blake udhëhiqte qartë situatën, madje e vendoste fizikisht Ryan në pozicion përpara kamerave.

“Blake nuk heziton të tregojë hapur, përmes gjesteve dhe mimikës, se dëshiron që bashkëshorti i saj i përmbajtur të fotografohet vetëm,” theksoi James.

Blake Lively dhe Ryan Reynolds janë bashkë që nga viti 2011 dhe janë martuar një vit më pas. Ata kanë katër fëmijë: James (10), Inez (8), Betty (5) dhe Olin (2).

Ndërkohë, fjalimi i Blake shkaktoi reagime të forta në rrjet, pasi shumë e akuzuan për shfrytëzim të historisë tragjike të nënës së saj si pjesë të një lëvizjeje të menduar për të ndikuar opinionin publik në mes të betejës së saj ligjore.

Në eventin ku u shpall ndër 100 njerëzit më me ndikim sipas revistës TIME, Blake tregoi se mamaja e saj, Willie Elaine McAlpin, tani 77 vjeç, ishte viktimë e një sulmi nga një njohës pune, shumë vite para se ajo të lindte.

“Nëna ime nuk e pa kurrë drejtësinë. Sulmuesi i saj tentoi t’i merrte jetën ndërsa ajo ishte nënë e tre fëmijëve të vegjël,” tha aktorja.

Blake rrëfeu se nëna e saj mbijetoi falë dëgjimit të historisë së një tjetër gruaje në radio, një grua që kishte përjetuar një situatë të ngjashme dhe që kishte ndarë publikisht rrëfimin e saj, duke frymëzuar shumë të tjera.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat