spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
09:46
HomeKosovaZgjedhjet 2025(VIDEO) Granit Xhaka mbështet Bedri Hamzën: Shpresoj për një të ardhme më...

(VIDEO) Granit Xhaka mbështet Bedri Hamzën: Shpresoj për një të ardhme më të mirë për Kosovën

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryeministër, Bedri Hamza, ka pasur një takim me yllin e futbollit, Granit Xhakën, i cili ka thënë se me disiplinë, angazhim e vullnet, çdo ditë mundohet të bëhet më i mirë, si lojtar, si njeri, që të jetë shembull për rininë.

“Ju e dini vetë se na për Kosovën gjithçka bëjmë, mundohemi me kanë për Kosovën, me ba sende të mira, me ni sende pozitive, edhe shpresoj në të ardhmen për Kosovën me u ba edhe ma mirë”, dëgjohet duke thënë Xhaka në videon e postuar nga Hamza.

- Advertisement -

Në anën tjetër, Hamza ka thënë se do të punojë që çdo i ri të mund ta realizojë potencialin e tij edhe në Kosovë.

“Një takim i veçantë me Granit Xhakën. Punëtor, modest dhe kampion. Shembull i shkëlqyer i asaj që të rinjtë tanë mund të arrijnë në arenën ndërkombëtare, nëse kanë mbështetjen e duhur. Unë do të punoj që çdo i ri të mund ta realizojë potencialin e tij edhe në Kosovë. #MaMirë”, ka shkruar Hamza.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat