spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
04:52
HomeSiguriaVIDEO / KFOR-i amerikan patrullon përgjatë kufirit në Veri të Kosovës

VIDEO / KFOR-i amerikan patrullon përgjatë kufirit në Veri të Kosovës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Ushtarët amerikanë të KFOR-it, të caktuar në Komandën Rajonale të Lindjes, kanë kryer një patrullë rutinë në Veri të Kosovës, përgjatë kufirit.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha misioni i NATO-s në Kosovë, në një postim në “Facebook”.

- Advertisement -

KFOR-i përsëriti se vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat