Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar një video motivuese për Kosovën në prag të dy ndeshjeve vendimtare për kualifikimim në Kampionatin Botëror të futbollit 2026, atë kundër Sllovenisë më 15 nëntor dhe kundër Zvicrës më 18 nëntor në Prishtinë.
Nga të dy këto ndeshje, dardanëve iu nevojitet vetëm një pikë për kualiofikim në fazën e playoff-it, por jgasat për kualifikim direkt janë ende gjallë.
Video është shpërndarë edhe nga kryetari i grupit të tifozëve “Dardanët” i cili ka publikuar një mesazh të fuqishëm përpara dy ndeshjeve vendimtare të Kosovës.
Në statusin e tij, ai u bën thirrje futbollistëve të Kosovës të bëjnë krenarë të gjithë ata që nuk janë më mes nesh, si dhe ata që vazhdojnë të besojnë dhe të përkrahin ekipin.
Ai thekson se përfaqësimi i kombit është një bashkim i të gjithëve dhe nuk duhet të ndajë askënd.
“Ju jeni shpresa e vetme që emrin e të shenjtës tokë, KOSOVË, mund ta vendosni në piedistalin më të lartë botëror”, shkroi kryetari.
Ai gjithashtu garanton se tifozët e Dardanëve do të jenë pranë ekipit në këto dy ndeshje historike, duke theksuar se mbështetja e tyre nuk varet nga rezultati, por nga bindja dhe dashuria për vlerat që Kosova përfaqëson
Mesazhi përfundon me një thirrje për vendosmëri dhe optimizëm: “Po udhëtojmë në Slloveni me vendosmëri dhe optimizëm që do t’ia dalim bashkërisht. Nga ju presim vetëm vijimësi të atij shpirti të paepur e kushtrimtar që treguat këto muaj në fushën e blertë”.



