storm•/e pazakont:Një rast i paprecedent ndodhi mëngjesin e sotëm në qytetin e Vitisë, ku dy persona vendosën një arkivol para një shtëpie, duke tronditur thellë familjen që jeton aty. Familja, e shqetësuar nga ky veprim, kërkoi menjëherë ndihmën e Policisë dhe e denoncoi incidentin, raporton Gazeta Sinjali.
Pamjet shqetësuese të këtij incidenti tregojnë dy të dyshuar që fillimisht vëzhgojnë terrenin përreth, para se të nisen drejt shtëpisë që kishin cak. Ata bartin arkivolin me duar, duke vrapuar deri te shkallët e shtëpisë së viktimës, ku e vendosin atë. Pas këtij veprimi, njëri prej tyre largohet me shpejtësi, ndërsa tjetri fotografon arkivolin nga dy kënde të ndryshme, duke ngritur dyshime se gjithçka mund të ketë qenë e porositur, dhe këto foto janë realizuar si dëshmi e kryerjes së “punës”.
Familja nuk ka identifikuar persona të caktuar si të dyshuar dhe as nuk ka asnjë informacion për motivin e këtij akti. Pas denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme, por deri më tani të dyshuarit ende nuk janë identifikuar.