spot_img
E shtunë, 7 Mars, 2026
09:17
HomeSiguriaPoliciaVihet gurthemeli për stacionin e ri policor në Zubin-Potok, Sveçla: Do të...

Vihet gurthemeli për stacionin e ri policor në Zubin-Potok, Sveçla: Do të jetë burim i sigurisë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Zubin-Potoku do të bëhet me stacion të ri të Policisë së Kosovës. Të martën është hedhur gurthemeli për stacionin që ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se do të jetë burim i sigurisë për qytetarët në këtë zonë.

“Sot, hodhëm gurthemelin e stacionit të ri të Policisë së Kosovës në Zubin Potok. Ky stacion modern do të jetë infrastrukturë e nevojshme për pjesëtarët e Policisë sonë dhe burim i sigurisë e adresë e raportimit për të gjithë qytetarët pa dallim. Sigurisë më të lartë po ia shtojmë edhe infrastrukturën më të mirë. Mbetemi të përkushtuar në ruajtjen e sigurisë së qytetarëve, qetësisë publike e, pa dyshim, edhe sovranitetit e integritetit territorial të vendit tonë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

- Advertisement -

Në deklaratën para gazetarëve, Sveçla ka thënë se për këtë objekt janë ndarë 1.1 milionë euro.

Ai ka thënë se puna për këtë objekt është kryer më shpejt se planifikimi.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat