spot_img
E shtunë, 22 Nëntor, 2025
00:54
HomeBotaViktima, dëme dhe tensione, në gjithë Lindjen e Mesme

Viktima, dëme dhe tensione, në gjithë Lindjen e Mesme

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Autoriteti izraelit i transmetimeve dhe agjencia e lajmeve Associated Press kanë raportuar për rritjen e numrit të viktimave.

Të paktën 19 persona u plagosën gjithashtu nga një sulm me raketa iraniane në Izraelin qendror.

- Advertisement -

Ndërkohë, nata e mbrëmshme nuk ka qenë aspak e qetë.

Izraeli dhe Irani kanë sulmuar njëra tjetrën derisa presidenti amerikan Donald Trump ka ndryshuar qëndrimin ndaj sulmeve të Izraelit ndaj Iranit, duke i quajtur ato “të shkëlqyera” pasi fillimisht e paralajmëroi kryeministrin Netanyahu kundër veprimeve që mund të rrezikonin bisedimet bërthamore.

- Advertisement -

Trump ka fajësuar Iranin për refuzimin e propozimeve të SHBA-së për pasurimin e uraniumit dhe paralajmëron për sulme më brutale që do të vijnë.

Vetëm disa orë para se të nisnin këto sulme, Trump po u thoshte gazetarëve se si nuk donte që Izraeli të ndërhynte sepse kjo do të “hedhte në erë” bisedimet bërthamore që Irani po zhvillonte me SHBA-në.

Irani tha se ka qëlluar qindra raketa balistike drejt Izraelit në hakmarrje për sulmet e Izraelit ndaj objekteve të tij bërthamore dhe udhëheqësve ushtarakë.

Disa raketa iraniane i shpëtuan sistemeve mbrojtëse të Kupolës së Hekurt të Izraelit gjatë natës dhe goditën Tel Avivin qendror dhe pjesë të tjera të vendit.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha se Teherani kishte kaluar vijën e kuqe duke synuar zonat civile.

Komisioni i aviacionit civil të Jordanisë ka njoftuar se hapësira ajrore jordaneze u rihap në orën 7:30 të mëngjesit sipas orës lokale.

Ky veprim vjen një ditë pasi komisioni pezulloi fluturimet për shkak të tensioneve Izrael-Iran.

Zëdhënësi i qeverisë jordaneze, Mohammad al-Momani, kishte thënë se vendi nuk do të lejonte që hapësira e tij ajrore të shkelej dhe as nuk do të ishte “fushë beteje për ndonjë konflikt”.

Kurse, ministria e Jashtme e Omanit thotë se Ministri i Jashtëm Badr Albusaidi ka zhvilluar një sërë telefonatash me homologët e tij në mbarë botën “si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme diplomatike për të përmbajtur përshkallëzimin dhe tensionet e rrezikshme ushtarake” në Lindjen e Mesme.

Këto tensione u “shkaktuan nga sulmet e drejtpërdrejta të Izraelit në territorin iranian”, tha ministria në një deklaratë të ndarë në mediat sociale.

Shtoi se Albusaidi theksoi gjatë telefonatave “rëndësinë e ndalimit të agresionit… me qëllim parandalimin e gjakderdhjes, shkatërrimit dhe humbjes së jetës së mëtejshme, si dhe mbrojtjen e sigurisë, stabilitetit dhe interesave supreme të rajonit dhe popujve të tij”.

Të premten, ministri dënoi sulmin e Izraelit ndaj Iranit si “të paligjshëm, të pajustifikueshëm dhe një kërcënim të rëndë për stabilitetin rajonal”.

 

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat