spot_img
E martë, 31 Mars, 2026
18:15
HomeKosovaLDK reagon pas shtyrjes së tarifave të rrymës: Hap i duhur por...

LDK reagon pas shtyrjes së tarifave të rrymës: Hap i duhur por i pamjaftueshëm, rezultati i “skandalit me njehsorët”

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Shtyrja e tarifave të reja të energjisë elektrike nga 1 prilli për 1 maj, vendim ky i bërë i ditur nga kryesuesi i bordit të ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, ka nxitur reagimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

Visar Azemi nga ky subjekt politik e ka cilësuar këtë veprim si të “duhur”, por të “pamjaftueshëm”. Sipas tij, ky hap i Zyrës së Rregullatorit për Energji është rezultat i drejtpërdrejtë i presionit publik pas atij që ai e quan “skandali me njehsorët”.

- Advertisement -

Azemi ka kërkuar që çdo ndryshim tarifor të pezullohet plotësisht derisa të zbardhet e vërteta rreth procesit të faturimit dhe dëmit që u është shkaktuar konsumatorëve.

“Nuk mund të ketë rritje, ndryshim apo barrë të re mbi qytetarët, derisa të sqarohet e vërteta e plotë për matjen, faturimin dhe dëmin e shkaktuar. Kjo është kërkesë minimale e drejtësisë dhe e mbrojtjes së konsumatorit”, ka shkruar Azemi.

- Advertisement -

Më tej, zyrtari i LDK-së ka insistuar se qytetarët e Kosovës nuk mund të ngarkohen me kosto shtesë pa u nxjerrë fillimisht përgjegjësia institucionale për parregullsitë e pretenduara.

“Qytetarët nuk mund të paguajnë më shumë, kur ende nuk dihet saktë se sa janë dëmtuar. Prandaj, kërkoj që të gjitha ndryshimet të mbeten të pezulluara deri në përmbylljen e plotë të hetimeve”, përfundoi ai.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat