spot_img
E hënë, 30 Mars, 2026
17:10
HomeKosovaAzemi nga LDK dorëzon dëshmitë në ZRRE: Kërkojmë hetim të menjëhershëm për...

Azemi nga LDK dorëzon dëshmitë në ZRRE: Kërkojmë hetim të menjëhershëm për njehsorët elektrikë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Visar Azemi, ka mbajtur sot një konferencë për media para objektit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), ku ka dorëzuar qindra dëshmi lidhur me fryrjen e faturave të energjisë elektrike.

Azemi bëri të ditur se ka deponuar zyrtarisht 884 dëshmi të mbledhura nga qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilat sipas tij vërtetojnë se njehsorët elektrikë kanë kryer matje të gabuara. Ai kërkoi që ZRRE-ja, si organi kompetent për sektorin e energjisë, të nisë menjëherë një hetim të thellë për të zbardhur këtë rast.

- Advertisement -

„Sot kemi ardhur te zyrat e ZRRE-së për t’i deponuar dëshmitë që kemi mbledhur gjatë këtyre ditëve. Janë 884 dëshmi tona dhe qindra të tjera që qytetarët i kanë dërguar në adresën time. Kërkojmë hetim dhe zbardhje të këtij rasti, sepse verifikimi i të gjithë këtyre njehsorëve që kanë matur gabimisht duhet të bëhet në afat sa më të shpejtë“, deklaroi Azemi.

Sipas zyrtarit të LDK-së, ZRRE-ja është institucioni i vetëm që merr vendime në sektorin e energjisë, andaj barra e përgjegjësisë bie mbi ta për të parë përmasat e asaj që ai e quajti „vjedhje“.

- Advertisement -

„Nga ta po kërkojmë që hetimin ta fillojnë menjëherë për të parë se sa e madhe është kjo vjedhje“, përfundoi ai, duke paralajmëruar se LDK-ja do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve të dëmtuar nga faturimet e larta.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat