spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
01:44
HomeKosovaPresidencaVizita e Presidentes Osmani në SHBA: “Një Mirëpritje Madhështore në Akademinë Ushtarake...

Vizita e Presidentes Osmani në SHBA: “Një Mirëpritje Madhështore në Akademinë Ushtarake West Point“

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Vizita e Presidentes Osmani në SHBA: “Një Mirëpritje Madhështore në Akademinë Ushtarake West Point”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ndarë me publikun pamje nga vizita e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ajo u mirëprit me nderime të veçanta në Akademinë Ushtarake të West Point-it. Kjo akademi është një nga institucionet më të rëndësishme në SHBA, ku liderë të shumtë ushtarakë, përfshirë edhe ata nga Kosova, janë trajnuar për të shërbyer me integritet dhe sakrificë.

- Advertisement -

Në një postim emocionues në rrjetet sociale, Presidentja Osmani e përshkroi ditën si “të paharruar” dhe falënderoi Akademinë për nderimin e bërë ndaj Republikës së Kosovës. “Një ditë e paharruar në West Point, akademinë ushtarake ku gjenerata të tëra liderësh ushtarakë amerikanë e nga Kosova janë arsimuar për të shërbyer me integritet, vetmohim dhe sakrificë!”, u shpreh ajo.

Foto-ilustrim: Postimi në rrjetin social Facebook, i Presidentes, Vjosa Osmani-Sadriu

Kjo vizitë vjen në një moment kyç të marrëdhënieve të Kosovës me aleatët ndërkombëtarë, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Osmani shtoi se ky ishte një akt i rëndësishëm që pasqyron respektin dhe përkushtimin e ndërsjellë mes dy vendeve.

- Advertisement -

Ky udhëtim pritet të forcojë më tej pozicionin strategjik të Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke rikonfirmuar aleancën e fortë me Shtetet e Bashkuara dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për Kosovën.

Por pyetja që shtrohet, ku është Kryeministri Kurti në këtë angazhim?!

 

by: storm-rks + profili privat i Presidentes

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat