Kryeministri Kurti në veri mes tensioneve dhe paralajmërimeve
Kryeministri Albin Kurti ka ndërmarrë një vizitë në pjesën veriore të Mitrovicës, e cila u shoqërua nga reshjet e shiut dhe një prani e madhe e forcave policore. Ky numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës kishte për qëllim shmangien e ndonjë incidenti të mundshëm.
Ekspertët e sigurisë dhe të çështjeve politike kanë paralajmëruar për një skenar të mundshëm të orkestruar nga Serbia, ndërsa një vizitë e tillë, sipas tyre, mund të rrisë rrezikun për përshkallëzimin e situatës. Përveç kësaj, miqtë dhe aleatët ndërkombëtarë të Kosovës kanë tërhequr vërejtjen ndaj Kryeministrit Kurti për veprimet dhe deklaratat e tij të fundit, të cilat, sipas tyre, kontribuojnë në rritjen e tensioneve dhe i japin Serbisë arsye për veprime që mund të çojnë në përshkallëzim të mëtejshëm të situatës së sigurisë në veri.
Vizitat si kjo e sotmja janë konsideruar si të panevojshme nga disa njohës të situatës, të cilët paralajmërojnë se nuk sjellin dobi konkrete, përkundrazi, mund të forcojnë narrativat destabilizuese të palës serbe.

by: Storm-rks