spot_img
E diel, 23 Nëntor, 2025
23:18
HomeSiguriaPoliciaVjedh 5 viça në Soponicë, arrestohet 39-vjeçari në Kaçanik

Vjedh 5 viça në Soponicë, arrestohet 39-vjeçari në Kaçanik

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka arrestuar një 39-vjeçar për shkak të dyshimeve se ka vjedhur pesë krerë bagëti – viça në fshatin Soponicë.

“Më datën 01.05.2025, rreth orës 08:50, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në një stallë për bagëti në fshatin Soponicë, persona të panjohur kishin vjedhur 5 (pesë) krerë bagëti – viça, me vlerë të përafërt prej 6,000 (gjashtë mijë) eurosh”.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë i policisë:

Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik

- Advertisement -

Më datën 01.05.2025, rreth orës 08:50, policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në një stallë për bagëti në fshatin Soponicë, persona të panjohur kishin vjedhur 5 (pesë) krerë bagëti – viça, me vlerë të përafërt prej 6,000 (gjashtë mijë) eurosh.

Nën autorizim të prokurorit të shtetit, Njësia e Hetimeve ka nisur hetimet për identifikimin dhe lokalizimin e personave të dyshuar.

Pas një pune intensive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, më datën 05.05.2025, rreth orës 14:40, është identifikuar dhe më pas arrestuar i dyshuari P.H., 39 vjeç, i cili është shoqëruar në stacionin policor në Kaçanik.

Pas intervistimit, dhe me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë, për procedura të mëtejshme hetimore.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat