spot_img
E premte, 6 Mars, 2026
23:18
HomeKosovaTakimi te Presidentja Osmani për datën e zgjedhjeve 2026

Takimi te Presidentja Osmani për datën e zgjedhjeve 2026

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar liderët e partive politike në një takim konsultativ që do të nisë saktësisht në orën 13:00, me qëllim caktimin e datës për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka konfirmuar pjesëmarrjen e Bedri Hamzës, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka njoftuar se Ramush Haradinaj do të jetë i pranishëm në këtë takim historik.

- Advertisement -

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur gatishmërinë e plotë për t’iu drejtuar kutive të votimit, duke mbështetur hapur vendimin e Presidentes për shpërndarjen e legjislaturës.

Situata mbetet e paqartë sa i përket Lëvizjes Vetëvendosje, pasi Kryeministri Albin Kurti ka lënë të kuptohet se mund të jetë i zënë me një aktivitet tjetër në hollin e Kuvendit pikërisht në kohën kur duhet të ishte në Presidencë.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat