Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nisur zyrtarisht takimin konsultativ me krerët e partive politike opozitare për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Në zyrën e Presidentes janë parë duke hyrë kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Takimi vjen si pasojë e drejtpërdrejtë e dekretit që Presidentja nxori mëngjesin e sotëm për shpërndarjen e Kuvendit, pas dështimit të zgjedhjes së pasardhësit të saj në krye të shtetit.
Ajo që ra në sy ishte mungesa e liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili nuk është shfaqur në Presidencë, duke konfirmuar kështu krisjen e thellë me institucionin e kreut të shtetit.



