spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
08:29
HomeKosovaVonesa në disa pika kufitare, më së gjati te Dheu i Bardhë...

Vonesa në disa pika kufitare, më së gjati te Dheu i Bardhë dhe Merdarë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Qendra Kombëtare e Menaxhimit Kufitar bën të ditur se pritjet në kufi po vazhdojnë të jenë të menaxhueshme në shumicën e vendkalimeve, por në Dheun e Bardhë dhe Merdarë janë shënuar vonesa të konsiderueshme për automjete.

Në Bërnjak qarkullimi është i lehtë si për hyrje ashtu edhe për dalje. Automjetet dhe kamionët presin vetëm 3-5 minuta, pa kolona.

- Advertisement -

Derisa te Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë rritur ndjeshëm, me kohë mesatare prej 90 minutash për automjete dhe kolonë rreth 800 metra. Në hyrje, pritjet janë vetëm 5 minuta.

Në Merdarë ka vonesa të konsiderueshme në dalje për automjetet, me kohë pritjeje 15-20 minuta dhe kolonë 150 metra. Në hyrje pritja është 3-5 minuta.

- Advertisement -

Ndërsa në Jarinje hyrja për automjetet është më e ngarkuara pas Dheut të Bardhë, me pritje 10-15 minuta, ndërsa në dalje koha bie në 5 minuta.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat