spot_img
E shtunë, 11 Prill, 2026
21:35
HomeKulturëVoskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

Voskopoja, mes kishave shekullore dhe natyrës alpine

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Fshati turistik i Voskopojës në Korçë mbetet një nga qendrat më të rëndësishme kulturore, artistike dhe historike të Ballkanit.

Voskopoja, rreth 21 kilometra larg Korçës është pjesë e ofertës turistike të juglindjes së vendit, ku në dimër, bardhësia e dëborës shoqëron vizitat në natyrën e bukur, ndërsa në verë sportet e aventurës janë kryefjalë. Ky fshat malor ofron mundësi për të shijuar kulturën dhe historinë dhe mund të vizitohet në çdo periudhë të vitit, pasi çdo stinë sjell një përvojë të veçantë.

- Advertisement -

E veçanta e Voskopojës janë objektet e kultit, kryesisht kishat. Ndër to veçohen Kisha e “Shën Kollit”, e “Shën Marisë”, kisha e “Shën Ilia”, Manastiri i “Shën Prodhromit”, “Shën Thanasi” dhe “Shën Mehilli”. Këto janë monumente kulture të kategorisë së parë për të cilat është treguar vazhdimisht kujdes për restaurimin dhe ruajtjen e vlerave të tyre arkitekturore.

Në Kishën e “Shën Kollit” dhe “Shën Marisë” gjatë javës së Pashkës është hapur për turistët vendas e të huaj ekspozita “Një jetë mes afreskeve”, si një ftesë për të jetuar nga afër vlerat e trashëgimisë sonë.

- Advertisement -

Kishën e “Shën Kollit” është ndër më të rëndësishmet për arkitekturën e saj të tipit bazilikal postbizantin. Kisha është ndërtuar nga qershori i vitit 1721 deri në shtator të vitit 1722, ndërsa këmbanarja mendohet të jetë ndërtuar më vonë. “Shën Kolli” i Voskopojës është shpallur monument kulture i kategorisë së parë në vitin 1948, për vetë vlerat e saj të mëdha arkitektonike dhe artistike.

Kjo kishë përfaqëson një dëshmi të prekshme të rëndësisë historike të qytetit të dikurshëm dhe i ka të gjitha: naosin, narteksin, arkadën dhe këmbanaren.

Pjesë e kishës së “Shën Kollit” ka qenë edhe kishëza e Shën-Efthimiut në pjesën jugorë të saj, tashmë e shkatërruar plotësisht.

Në Voskopojë, përveç bukurisë natyrore dhe aktiviteteve dimërore, vizitorët mund të shijojnë edhe gatime tradicionale, si lakrori dhe ushqime të tjera të përgatitura me produkte bio të zonës. /atsh

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat