spot_img
E diel, 21 Dhjetor, 2025
12:17
HomeKosovaVranësira dhe mjegull edhe sot

Vranësira dhe mjegull edhe sot

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK) temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -1 gradë C, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë C.

- Advertisement -

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.

Edhe gjatë ditës së sotme, në vendet e ulëta do të ketë mjegull të dendur, prandaj këshillohen personat e ndjeshëm ndaj shëndetit që të shmangin daljet e panevojshme, ndërsa drejtuesit e automjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes, duke respektuar distancën e sigurisë dhe shpejtësinë e përshtatur me kushtet klimatike.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat