Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), njofton se sot mban mot i vranët dhe me intervale me diell.
“Në mëngjes parashihen kushte për mjegull, kryesisht në ultësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindja”, njofton IHMK.



