spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
06:42
HomeBotaAmerikaVrasja e dy izraelitëve, dëshmitarët thonë se vrasësi bërtiti: Liri Palestinës

Vrasja e dy izraelitëve, dëshmitarët thonë se vrasësi bërtiti: Liri Palestinës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Dëshmitarët i kanë treguar për mediat se një person i dyshuar për vrasjen e dy pjesëtarëve të ambasadës izraelite jashtë një muzeu hebraik në Uashington DC, kishte thënë se këtë po e bënte për palestinezët e vrarë.

I dyshuari, i identifikuar si Elias Rodriguez nga policia, qëlloi drejt një grupi prej katër personash pak më shumë se një milje larg Shtëpisë së Bardhë dhe më pas thirri një slogan pro- palestinez ndërsa ishte i lidhur nga policia.

- Advertisement -

Organizatorja e eventit i tha Sky News se i kishte dhënë ujë të dyshuarit, duke besuar gabimisht se ishte një “kalimtar i pafajshëm”.

“Sapo i dhashë ujë, ai nxori keffiyeh-un [një shall] dhe bërtiti ‘Lironi Palestinën’ dhe pastaj u nënshtrua nga oficerët në vendngjarje.”

- Advertisement -

“[Ai] tha, ‘Unë e bëra. E bëra këtë për Gazën’ – dhe thjesht filloi të bërtasë ‘Palestina e lirë’ dhe atëherë policia hyri dhe e arrestoi”, tha një dëshmitare tjetër.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat