spot_img
E enjte, 20 Nëntor, 2025
13:54
HomeRajoniShqipëriaVrasja e gjyqtarit, reagon Rama: Agresioni kriminal kërkon përgjigjen më ekstreme ligjore

Vrasja e gjyqtarit, reagon Rama: Agresioni kriminal kërkon përgjigjen më ekstreme ligjore

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit në Apelin e Tiranës.

“Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe. Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.

- Advertisement -

Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit!

Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme!

- Advertisement -

Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore”, shkruan Rama.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat