spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:29
HomeKosovaDrejtësiaVrasja e Liridona Ademajt / Me duar të lidhura Naim Murseli paraqitet...

Vrasja e Liridona Ademajt / Me duar të lidhura Naim Murseli paraqitet në Gjykatë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar vazhdimi i gjykimit në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt.

Në sallën e gjyqit është paraqitur edhe Naim Murseli i cili akuzohet se organizoi vrasjen e gruas së tij në sy të fëmijëve.

- Advertisement -

Në seancë do të dëgjohen dëshmitë e ekspertëve të psikiatrisë.

Murseli akuzohet se kishte ofruar 30 mijë euro të akuzuarit tjetër, Granit Plavës për ta vrarë Liridona Ademajn.

- Advertisement -

Seanca e fundit në rastin e Liridona Ademajt ishte mbajtur më 14 korrik të këtij viti, ku pati dëshmuar pikërisht Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës.

Në fjalën e fundit me të përmbyllur dëshminë e tij, në rastin e vrasjes së motrës së tij Liridonës, ai kërkoi para trupit gjykues dënim kapital për dorasin.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor të vitit 2023, në Bërnicë të Prishtinës. Në mesin e të dyshuarve është edhe ish-bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat