spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
21:17
HomeKosovaDrejtësiaVrasja e rëndë në Baicë të Lipjanit, një muaj paraburgim për të...

Vrasja e rëndë në Baicë të Lipjanit, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit për një muaj ndaj të pandehurit T.K., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Vrasje e Rëndë”.

Sipas aktvendimit, mes datës 03.08.2025 dhe 04.08.2025, në fshatin Baicë të Lipjanit, T.K., në bashkëkryerje edhe me persona të paidentifikuar, ka privuar nga jeta të ndjerin E.B. Pas ngjarjes, trupi i viktimës u gjet i groposur në një arë misri, ku ishte mbuluar me dërrasa dhe me dhe, duke rivendosur rrënjët e misrit mbi të.

- Advertisement -

Gjykata ka vlerësuar se ekziston rreziku i arratisjes së të pandehurit dhe i ndikimit tek dëshmitarët dhe bashkëkryerësit potencialë, si dhe mundësia e fshehjes apo manipulimit të provave. Po ashtu, duke marrë parasysh peshën e veprës, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes, si dhe të kaluarën kriminale të të pandehurit, gjykata ka konsideruar se paraburgimi është masa më adekuate në këtë fazë të procedurës.

Palët e pakënaqura kanë të drejtë të ankohen në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat