spot_img
E hënë, 24 Nëntor, 2025
00:26
HomeSiguriaPoliciaVrasja e rreshterit Muhamed Lika – 7 të dyshuar në pranga

Vrasja e rreshterit Muhamed Lika – 7 të dyshuar në pranga

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Një aksion është realizuar sot në Kaçanik. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për media se operacioni lidhet drejtpërdrejt me hetimet për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika, i cili u ekzekutua pak javë më parë në qendër të Kaçanikut.

Po ashtu, raportohet se janë arrestuar 7 persona, përfshirë një ish-polic dhe një ish-ushtar të FSK-së, të cilët dyshohet se i janë bashkuar një grupi të organizuar ekstremist.

- Advertisement -

Gjithashtu, raportohet se një nga personat e arrestuar është R.B. 18 vjeç, që sipas hetimeve dyshohet si ekzekutori kryesor i rreshterit Lika.

Sipas Indeksit në momentin e kryerjes së krimit, R.B. ishte vetëm 17 vjeç, por dyshimet janë se vrasja mund të jetë kryer me paramendim dhe si pjesë e planifikimeve të këtij grupi të rrezikshëm.

- Advertisement -

Pas arrestimit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në stacionin policor ku pritet të intervistohen nga prokurori i rastit, i cili do të vendosë për masat e mëtejshme.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat