spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
15:33
HomeSiguriaPoliciaVrasja e trefishtë në Gjilan: Nisën masat, suspendohen 4 zyrtarë policorë

Vrasja e trefishtë në Gjilan: Nisën masat, suspendohen 4 zyrtarë policorë

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka suspenduar katër zyrtarë policorë, të dyshuar për lëshim profesional apo përfshirje në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

“Bazuar në rekomandimin e IPK-së janë suspenduar një rreshter policor dhe një hetues nga njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë rajonale në Gjilan, një rreshter policor – shef i hetimeve në  Stacionin Policor të Novobërdës dhe një zyrtar policor i angazhuar në Njësinë e Reagimit të Shpejtë, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan”, thuhet në komunikatën për media.

- Advertisement -

Inspektorati Policor i Kosovës, në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Gjilan është duke zhvilluar hetime penale paraprake ndaj të lartcekurve lidhur me dyshime për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme me elemente të veprës penale.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat