Gjilan, 10 gusht 2025 – Tragjedia në Gjilan merr përmasa edhe më të rënda. Pas të shtënave me armë zjarri që ndodhën sot rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova”, një nga të plagosurit nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve, duke e çuar në tre numrin e viktimave.
Sipas Policisë së Kosovës, në vendngjarje u vranë dy persona, ndërsa dy të tjerë u plagosën. Njëri prej të plagosurve ndërroi jetë më vonë në spital, ndërsa tjetri vazhdon të trajtohet nga mjekët.
Të dyshuarit për këtë krim janë Mefail Shkodra, i cili ndodhet ende në arrati, dhe djali i tij Enis Shkodra, i arrestuar menjëherë pas ngjarjes.
Ngjarja ka tronditur rëndë opinionin publik, ndërsa policia vazhdon operacionin për kapjen e të arratisurit.
Vrasje e dyfishtë në Gjilan – Dy të vrarë, dy të plagosur, një i dyshuari është arrestuar një në arrati
Gjilan, 10 gusht 2025 – Një krim i rëndë ka tronditur sot Gjilanin, ku rreth orës 12:32 në rrugën “Ibrahim Rugova” janë regjistruar të shtëna me armë zjarri, duke lënë dy persona të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.
Policia e Kosovës ka identifikuar të dyshuarit si babë e bir: Mefail Shkodra dhe Enis Shkodra. Sipas burimeve policore, Mefail Shkodra është ende në arrati, ndërsa Enis Shkodra është arrestuar menjëherë pas ngjarjes.
“Njësitë relevante të hetimeve rajonale dhe krimeve të rënda, së bashku me prokurorin e shtetit, ndodhen në vendngjarje. Hetimet janë në zhvillim dhe po ndërmerren veprime për kapjen e të dyshuarit tjetër,” – ka deklaruar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë për trajtim mjekësor, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe ka bërë thirrje për bashkëpunim nga publiku për çdo informacion që mund të çojë në arrestimin e të arratisurit.



