spot_img
E premte, 21 Nëntor, 2025
16:18
HomeSiguriaPoliciaVrasjet tronditëse në Gjilan: Policia në ndjekje të të dyshuarit, kërkon ndihmën...

Vrasjet tronditëse në Gjilan: Policia në ndjekje të të dyshuarit, kërkon ndihmën e qytetarëve për kapjen e tij

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Mefail Shkodra, i dyshuar për vrasjen e dy personave sot në mesditë në Gjilan, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës.

Policia e Gjilanit po kërkon ndihmën e qytetarëve për ta kapur atë, duke publikuar fotografinë e tij me autorizim të Prokurorisë.

- Advertisement -

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjilan, me qëllim të lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe mediat”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale Gjilan kërkon nga qytetarët dhe mediat që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës në stacionin më të afërt policor apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.

- Advertisement -

Dy persona u vranë në rrugën “Ibrahim Rugova” në Gjilan, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur në plagosur dhe po trajtohen në emergjencë. Gjendja e tyre s’është bërë e ditur.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani tha më herët se “në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit” dhe se “Policia e Kosovës, njësiti i hetimeve rajonale në bashkëpunim me prokurorin e shtetit po i hetojnë rrethanat e këtij rasti të rëndë”.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat