spot_img
E mërkurë, 1 Tetor, 2025
02:36
HomeKosovaDrejtësiaVrau vajzën e tij në Prizren, shtetasi turk në paraburgim për një...

Vrau vajzën e tij në Prizren, shtetasi turk në paraburgim për një muaj

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, njofton se sot ka caktuar masën e paraburgimit, prej një muaji, ndaj të pandehurit me inicialet M.G., shtetas turk, i dyshuar për kryerjen e tri veprave penale.

Sipas njoftimit të kësaj gjykate, ndaj tij ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasje e rëndë”, “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”, dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Paraburgimi do të zgjasë deri më 5 qershor 2025.

- Advertisement -

Gjyqtarja e procedurës, Shpresa Emra, ka vlerësuar se masa e paraburgimit është e domosdoshme për shkak të rrethanave të rënda të veprave, të cilat dyshohet se janë kryer brenda ambientit familjar, si dhe për shkak të vendosmërisë së të pandehurit për t’i kryer ato.

Po ashtu, është theksuar se i pandehuri nuk ka vendbanim të përhershëm në Kosovë dhe ekziston rreziku i arratisjes, çka justifikon mbajtjen e tij në paraburgim për të siguruar prezencën në procedurat e mëtejme hetimore.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat