spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:21
HomeRajoniSerbiaVuçiq për deklaratat e Osmanit: Nuk bëhet asgjë pa dijeninë e Amerikës...

Vuçiq për deklaratat e Osmanit: Nuk bëhet asgjë pa dijeninë e Amerikës dhe Kinës

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i ka hedhur poshtë deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani që Beogradi zyrtar ka kërcënuar me përshkallëzim konflikti me Prishtinën.

“Nuk e kemi angazhuar asnjë ushtar, nuk e kemi nisur asnjë makineri, as nuk na shkon mendja, ne duam të punojmë, të ndërtojmë”, ka thënë Vuçiq më 12 korrik.

- Advertisement -

Dy ditë më parë, më 10 korrik, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ka “informacion të besueshëm” se presidenti amerikan, Donald Trump e ka “parandaluar së fundmi” një përshkallëzim të mundshëm të situatës së sigurisë të drejtuar nga Serbia në Kosovë.

“Sa i përket Vjosa Osmanit, që kinse jemi duke u përgatitur për konflikte, këtë mëngjes e kam pasur një takim me përfaqësuesit më të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit që janë duke e vizituar Serbinë… a mendoni që mund të bëhet diçka pa e ditur amerikanët dhe kinezët se çfarë po ndodh?”, ka pyetur Vuçiq.

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat