spot_img
E diel, 28 Shtator, 2025
03:31
HomeKosovaVuçiqi për Kosovën: “Territor i Serbisë por i okupuar nga ndërkombëtarët”?!

Vuçiqi për Kosovën: “Territor i Serbisë por i okupuar nga ndërkombëtarët”?!

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Pëshkallëzohet edhe mëtej retorika e Vuçiqit

Do ta quaj Kosovën si territor të okupuar nga NATO dhe Bashkësia Ndërkombëtare

- Advertisement -

Sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare, një territor i okupuar përfshin një zonë të pushtuar ushtarakisht nga një shtet tjetër, pa pëlqimin e popullit ose qeverisë legjitime të atij territori. NATO, përmes ndërhyrjes së saj, jo vetëm që ndali gjenocidin në Kosovë, por edhe hapi rrugën për shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, një akt që është njohur nga mbi 100 vende të botës. Vuçiq, megjithatë, po përpiqet ta rikthej historinë, duke pretenduar se prania ndërkombëtare në Kosovë është një formë okupimi dhe se Kosova i përket ende Serbisë.

Në një zhvillim të paprecedent dhe tejet shqetësues, nga presidenti Serbisë, Aleksandër Vuçiq i cili ka paralajmëruar “masa ndaj Kosovës”, pas aksionëve të saj të fundit në veri të Mitrovicës. Njëra nga këto masa mund të jetë edhe që ta shpallë Republikën e Kosovës si një territor të Serbisë që është “okupuar” nga NATO dhe Bashkësia Ndërkombëtare. Ky deklarim është tronditës dhe vjen në një moment kritik të dialogut Kosovë-Serbi, duke ngritur frikën për vazhdimin e mundësisë së një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve midis dy vendeve dhe një pengesë e madhe në përpjekjet e BE-së dhe SHBA-ve për normalizim të marrëdhënieve dhe arritjen e marrëveshjes finale.

- Advertisement -

Një deklarim i tillë nga Vuçiqi është shqetësuese, edhe për faktin se po synohet vënja në pikëpyetje e të drejtës ndërkombëtare dhe parimeve mbi të cilat u vendos ndërhyrja e NATO-s në vitin 1999, për të ndalur shypjen, dhe deportimin e një populli të tërë nga territori i tij. Jemi deshmitarë të gjithë, se ishte pikërisht ajo ndërhyrje që i dha fund dhunës sistematike, vrasjeve, gjenocidit dhe spastrimit etnik ndaj shqiptarëve të Kosovës, duke e çliruar Kosovën nga forcat dhe administrata serbe dhe duke vendosur një prani ndërkombëtare për të mbikëqyrur procesin e paqes dhe ndërtimin e një shteti të ri të pavarur.

Kjo retorikë provokuese jo vetëm që minon përpjekjet për paqe dhe stabilitet në rajon, por rrezikon të rindezë tensionet etnike dhe konflikte të reja, gjë që është paralajmëruar vazhdimisht edhe nga ekspertët në Kosovë. Bashkësia Ndërkombëtare, NATO dhe institucionet e Kosovës duhet ta kundërshtojnë fuqishëm këtë vazhdimësi të përpjekjeve nga ana e Serbisë për destabilizim të rajonit. Kosova, si një shtet i pavarur dhe sovran, nuk mund të trajtohet si një “territor i okupuar”, pasi populli i saj ka zgjedhur lirinë dhe pavarësinë përmes sakrificave të mëdha dhe me mbështetjen e komunitetit dhe në të drejtën ndërkombëtar legale dhe historike.

Por gjithsesi, përshkallëzimi i kësaj retorike nga Vuçiq nuk duhet të nënvlerësohet. Ky është një sinjal dhe alarm i radhës i  përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë për të delegjitimuar shtetin e Kosovës dhe për të shtrembëruar faktet historike. Dialogu duhet të bazohet në njohjen reciproke dhe respektin për të drejtën e vetëvendosjes së popullit të Kosovës, jo në përpjekje për rikthim të pushtimeve të së kaluarës.

By: Storm-rks + burimet e informacionit

ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat