Gazetari Vullnet Krasniqi, ka folur rreth linjës së tij të jetës.
Ai ka folur rreth kohës si i vogël kur ishte përballur me tmerret e luftës.
“Si nëntë vjeçar, kam qenë dëshmitar duke parë njerëz të vdekur e dhunime në fushë. Ato pamje ende më vijnë në ëndërr”.
Vullneti ka folur edhe për punën e tij si gazetar dhe për reagimet e shumta e kërcënimet që ka pasur nga shkrimet e tij.
Si pjesë të errët të tij, Vullneti ka përmendur edhe përdorimin e narkotikëve dhe shoqërimin me njerëz të botës së errët.
Ka thënë se ka menduar se vet do të mund të tejkalonte problemet e shkaktuara nga traumat e luftës.
Atij iu rezervua një befasi në dhomën e surprizave.
Aty e priste motra, e cila kishte ardhur enkas nga Gjermania.



