Zarfi i zi që ka ardhur gjatë javës ka shkaktuar tensione gjithë javës e po njëjtë kishte edhe në emisionin prime.
Vëllai i Madh vendosi që t’i dënoj me 20 mijë euro cilindo prej katër lojtarëve që kanë shkelur rregullat.
Driloni dhe Leo kanë folur në gjuhë të huaj, kurse Xuxi dhe Xheneta kanë ndalur mikrofonin.
Por me një vendim të tillë nuk është pajtuar Vullneti.
Ai ka vazhduar edhe këtë mbrëmje të përplaset me produksionin, duke shprehur dyshime se po favorizohet Driloni
“Falënderoj qeta se ti me ni lojë tjetër s’kishe mujt me ba kta”, iu drejtua Drilonit, duke shprehur pakënaqësinë më vendimin.



