spot_img
E hënë, 6 Prill, 2026
11:57
HomeKosovaVV-ja konfirmon pjesëmarrjen në takim te presidentja

VV-ja konfirmon pjesëmarrjen në takim te presidentja

Për lajme të shkurtra dhe informuese, ndiqni kanalin tonë në YouTube!
🔗 Kliko: KËTU

Lëvizja Vetëvendosje ka pranuar ftesën e presidentes Vjosa Osmani për pjesëmarrje në takimin konsultativ lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.

Lajmin e ka konfirmuar deputetja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila tha se kryeministri Albin Kurti e ka marrë ftesën dhe se përgjigjja për pjesëmarrje në takim është pozitive.

- Advertisement -

“Po, Kurti ka marrë ftesë dhe besoj se përgjigjja është pozitive për marrjen pjesë në takim. Do të diskutohet ky proces këtu që po dështon. Zgjidhja është shumë e qartë, e kemi dhënë atë propozim edhe në takimet konsultative dhe kryeministri Kurti i ka dërguar ftesë dy kryetareve të dy partive politike, LDK dhe PDK,” deklaroi Kusari-Lila.

Ajo theksoi se propozimi i Vetëvendosjes për zgjidhjen e krizës aktuale politike është ende në tavolinë dhe duhet të trajtohet me seriozitet nga të gjitha palët e përfshira.

- Advertisement -

Kjo ftesë e presidentes Osmani vjen pas bllokadës institucionale që ka paralizuar funksionimin normal të Kuvendit dhe proceseve të tjera demokratike në vend, si pasojë e mospajtimeve ndërmjet partive politike për mënyrën e daljes nga ngërçi aktual.

spot_img
ARTIKUJ TË TJERË
- Advertisment -spot_img

Më të lexuarat